image Nga e shtuna, Gjermania e bën të detyrueshëm testimin e të ardhurve nga zonat me rrezik

Evropë

Nga e shtuna, Gjermania e bën të detyrueshëm testimin e të ardhurve nga zonat me rrezik

news image

Udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani do të detyrohen të testohen për koronavirus. Kjo do të fillojë të realizohet nga e shtuna, më 8 gusht, shkruan srf.ch.

Testimi i detyruar është urdhëruar nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Ai ka thënë se detyrimi për t’i testuar të kthyerit nga zonat me numër të madh të infeksioneve ka për qëllim që të jemi “në anën e sigurt”.

Kriteri qendror për futje në këtë listë është: në cilat vende ose rajone ka pasur më shumë se 50 njerëz të infektuar për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë listën se cilat vende konsiderohen zona të rrezikut, të cilën u riaktualizuan sipas zhvillimeve në botë. Nga vendet e BE-së, në këtë listë janë aktualisht Luksemburgu dhe tre rajonet spanjolle: Aragoni, Katalonja dhe Navarre. /Gazeta Sinjali