image Nga 20 qershori Ministria e Shëndetësisë merr masa të reja në pikat kufitare

Kosovë

Nga 20 qershori Ministria e Shëndetësisë merr masa të reja në pikat kufitare

news image

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për masat e reja dhe menaxhimin situatës me koronavirus.

Zemaj, ka deklauar se pas marrjes së mandatit filloi rritja e rasteve të të infektuarve, pas lehtësimit të masave për rihapje të bizneseve.

Zemaj njoftoi se nga data 20 qershor Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarra masa të reja për pikat kufitare.

“Që nga data 20 qershor do të ndërmarrim masa te reja për pikat kufitare. Manuali do të përvetsohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të fushave të ndryshme. MSH ka nisur pricedurat e rekrutimit 200 specializantë dhe 100 mjekë specialist”.

“Vendimet e reja, duke parë rritjen e shpejt të të infektuarve i rekomanduam qeverisë të nxjerr vendimet që të organizojnë bizneset me staf të reduktuar, të bartin masa mbrojtëse”, u shpreh Zemaj.

Mes tjerash, Zemaj ka njoftuar edhe për gjendjen në të cilën gjendet MSH, siç tha ai, në QKUK janë 125 shtretër dhe 6 respirator. Derisa njoftoi se MSH ka marrë donacion nga BE-ja për të luftuar pandeminë./ Gazeta Sinjali/