Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës që çuan në arrestimim e të dyshuarve për shytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit, Bashkim Salihu, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, dy të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.
Emri i Skënder Tashollit ishte i njohur edhe më parë nga organet e rendit, përmendej edhe për një rast të fajdes.
Skënder Tasholli së bashku me Nazmi Durakun akuzoheshin për veprën penale “Fajdeja” gjatë vitit 2016.
Aktakuza për rastin ishte ngritur vetëm pastaj, në vitin 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur më 18 korrik 2022, thuhet se i pandehuri Skënder Tasholli në fillim të vitin 2016 në Lipjan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme e duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndën ekonomike të tani të dëmtuarit A.Gashi, i ka dhënë atij para me fajde.
Fillimisht, sipas aktakuzës i kishte dhënë shumën prej 2 mijë euro, me kamatë mujore prej 300 euro e pas pak kohësh i ka dhënë edhe 7 mijë të tjera, dhe kamata tani bëhet në shumën prej 1 mijë euro në muaj, ku prej vitit 2016, në emër të fajdesë nga i dëmtuari ka marrë shumën prej 14 mijë 900 euro dhe i ka mbetur borxh të përgjithshëm edhe 15 mijë euro.
Në dispozitivn e dytë të aktakuzës, i pandehuri Nazmi Duraku thuhet se në fillim të vitin 2016 në Lipjan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të tani të dëmtuarit Ali Gashi, i ka dhënë atij para me fajde.
Tutje sipas aktakuzës, fillimisht i jep shumën prej 5 mijë euro në kamatë mujore prej 400 euro e më pastaj i ka dhënë edhe 5 mijë euro të tjera, ashtu që në emër të kamatës ka marrë shumën prej 5 mijë e 200 euro dhe i ka mbetur borxh edhe 12 mijë euro.
Me këtë, akuzoheshin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
Përveç kësaj, Tasholli ishte arrestuar edhe para 11 vitesh për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të qytetarëve në qendrën votuese Babush Muhaxherëve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.