Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Shefi i spitalit Slavonski Brod, Josip Samardzis, ka njoftuar se nga 44 personat e lënduar, tetë prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.
Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është lënduar rëndë. /Gazeta Sinjali/