image Nga 1.490 fletëvotime nga jashtë të verifikuara deri tash, refuzohen 380

Nga 1.490 fletëvotime nga jashtë të verifikuara deri tash, refuzohen 380

news image

Organizata joqeveritare Germin, e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, ka njoftuar se deri në mesnatën e së martës, janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga jashtë dhe prej tyre janë refuzuar 380.

1.110 janë aprovuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë kanë mbërritur 43.447 pako, e secila mund të përmbajë nga disa fletëvotime.

Germin përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e organizatës Germin, të mërkurën. /Gazeta Sinjali/