image Newcastle dorëzon ofertën e re te Manchesteri për Lingardin

Futboll

Newcastle dorëzon ofertën e re te Manchesteri për Lingardin

news image

Newcastle ofron 10 milionë funte për shërbimet e Jesse Lingard, raporton mediumi “90 minuta”, transmeton Sinjali Sport.

Newcastle ka paraqitur një ofertë në formë huazimi prej 10 milionë funtesh (13 milionë dollarë) për mesfushorin e Manchester United, Jesse Lingard.

Magpies janë të uritur për të shtuar kreativitet në radhët e tyre dhe po përfundojnë një marrëveshje afatshkurtër për një reprezentues anglez që do të mbesë si agjent i lirë në fund të sezonit.

Lingard është duke kaluar një formë jo të mirë te Djajtë e Kuq, ku nuk është pjesë e planeve të Rangnickut dhe kërkon largimin sa më shpejt të jetë e mundshme. /Gazeta Sinjali Sporti/