Misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit po jep shembuj të pahijshëm dhe të kundërligjshëm në praktikë.
Një veturë e EULEX-it me targa 3132 është kapur, gjatë javës, nga syri i një sinjalizuesi të gazetës Sinjali teksa ka parkuar veturën e tij në hapësirë të gjelbëruar.
Ironia më e madhe është se ky veprim ka ndodhur në hapësirat e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali ku vetë ky mision monitoron zbatimin e ligjit.
Maksima “Të gjithë të barabartë para ligjit” duket se nuk vlen për drejtuesin e këtij automjeti, e shpeshherë edhe për shumë pjesëtarë të këtij misioni të cilët gëzojnë imunitet absolut në Kosovë./Sinjali/