image Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Film

Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

news image

Dy muaj nga lansimi i peticionit për pranim të Kosovës në platformën Netflix, Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383.

Lajmin  e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti kishte nisur një peticion “Add Kosovo as a country in Netflix” si mënyrë që të njihet sovraniteti i Kosovës në këtë platformë.

Më herët vendi ynë në Netflix, figuronte si pjesë e Serbisë.

/GazetaSinjali/