image Netflix do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit

Film

Teknologji/ Netflix do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit

news image

Platforma online e filmave Netflix do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit të llogarisë nga përdoruesit.

Kjo platformë që transmeton filma, seriale dhe dokumentare, njoftoi planin e ri, pas një kontrolli financiar lidhur me fitimet.

Netflix deri më tani numëron 137 milionë përdorues, prej të cilëve 13 milionë nuk paguajnë tarifën mujore. Kjo i ka shkaktuar kompanisë një humbje financiare prej 135 milionë dollarësh.

Shefi i produksionit Greg Peters, ka thënë se Netflix është në dijeni të fenomenit të shpërndarjes së informacioneve të qasjes nga përdoruesit.

Aktualisht, kjo kompani ka limituar numrin e përdoruesve në 4 për një llogari, ndërsa abonimi mujor fillon nga 9 dollarë deri në 16 dollarë./Gazeta Sinjali/