Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ushtria izraelite do të vazhdojë të mbajë praninë e saj në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa do të konsiderohet e nevojshme për sigurinë e vendit.
Gjatë një fjalimi, Netanyahu tha se Izraeli ka goditur rëndë grupet e mbështetura nga Irani në rajon, duke pretenduar se është shkatërruar ajo që ai e quajti “boshti terrorist i Iranit”.
Ai përmendi gjithashtu operacionet kundër Hamasit dhe Hezbollahut, duke theksuar se një pjesë e madhe e arsenalit raketor të Hezbollahut është neutralizuar gjatë operacioneve ushtarake të zhvilluara në muajt e fundit.
Sipas Netanyahut, Izraeli ka krijuar zona sigurie në Gaza, Siri dhe Liban, të cilat do të ruhen nga forcat izraelite derisa të eliminohen kërcënimet ndaj popullit izraelit.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktet në Lindjen e Mesme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!