Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin amerikan Donald Trump, tha të dielën zyra e kryeministrit.
“Kryeministri Netanyahu përsëriti atë që ka thënë edhe publikisht: Izraeli merr parasysh çështjet që ngre administrata amerikane, por në fund do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e tij kombëtare”, thuhet në deklaratë.
Trump, duke folur më vonë me gazetarët në Filadelfia, tha se kishte pasur “një telefonatë shumë të mirë” me Netanyahun të shtunën.
Sipas tij, udhëheqësi izraelit i kishte kërkuar mendimin e tij se çfarë të bënte me Iranin.
“Ai po më pyeste se çfarë mendoja unë. Dhe unë vetëm thashë, ju bëni atë që duhet të bëni”, tha Trump.