Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten se lufta me Iranin “nuk ka mbaruar”, mes përshkallëzimit ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit në ditët e fundit.
“Lufta nuk ka mbaruar. Ka sfida të reja”, tha Netanyahu, raporton Anadolu.
Ai theksoi se ruajtja e superioritetit ajror mbetet një shtyllë themelore e doktrinës së sigurisë kombëtare të Izraelit.
“Ruajtja e superioritetit ajror është një shtyllë themelore e doktrinës së sigurisë kombëtare të Izraelit. Është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme të trazuar”, deklaroi Netanyahu.
Irani dhe SHBA-të shkëmbyen sulme gjatë dy ditëve të fundit, mes përshkallëzimit pas sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!