Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Irani do të vuajë për sulmin e tij të sontëm.
Ai është shprehur se kanë bërë një gabim të madh dhe sipas tij, do ta paguajnë atë, shkruan Sky News.
“Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë. Ekziston një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi, vjen nga Teherani”.
“Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: Kushdo që na sulmon edhe ne do ta sulmojmë atë”, është shprehur kryeministri izraelit.
Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar”, pavarësisht pretendimeve nga Teherani i cili tha se rreth 90 për qind e raketave goditën objektivat e tyre.