Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me anë të një videoje ka reaguar për sulmet e militantëve të Hamasit.
Netanyahu tha se Izraeli tash gjendet në luftë.
Mbi 5 mijë raketa nga rripi i Gazës në drejtim të Izraelit janë lëshuar sot në mëngjes, ku qindra persona kanë mbetur të plagosur.
אנחנו במלחמה. pic.twitter.com/XNM3l7fEQH
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 7, 2023
Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje.
Po ashtu vjen pas një periudhe të luftimeve intensive në Bregun Perëndimor, ku pothuajse 200 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve këtë vit. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 persona.
Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.