image Nesër varroset 43-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vetaksidentin në Dollc

Siguri

Nesër varroset 43-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vetaksidentin në Dollc

news image

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit Driton Haliti, i cili humbi jetën tragjikisht sot pas një vetaksidenti në fshatin Dollc të Klinës.

Sipas njoftimit mortor të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në ora 17:00, në varrezat e qytetit.

Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe të afërmit, ndërsa i ndjeri la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur.

Rrethanat e aksidentit që i mori jetën 43-vjeçarit po hetohen nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/