image Nesër testohen 37 zyrtarë policorë për koronavirus në Prizren

Nesër testohen 37 zyrtarë policorë për koronavirus në Prizren

news image

Nga rezultatet e publikuara, sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me koronavirus.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka dhënë detaje për të infektuarit, ku theksoi se ata janë familjarë të një punëtori të një fabrike që ishte infektuar disa ditë më parë.

Duke folur për gjendjen rreth koronavirusit në Prizren, Haskuka tha në RTV Dukagjini se nesër në këtë komunë do të bëhen 37 teste të reja për zyrtarët policorë.

Më tej ai theksoi se 100 policë të testuar që kanë qenë në vetizolim kanë rezultuar negativ.

Po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.