Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet premiera e dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e autorit kosovar Veton Surroi.
Regjinë e kësaj drame a ka bërë regjisori hungarez András Urbán, kurse luajnë Adrian Morina, Armend Baloku, Edona Reshitaj, Shkelzen Veseli, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi.
Shfaqja sjellë një perspektivë historike të Kosovës, përmes përfaqësimit të një familjeje informatorësh, të cilët brez pas brezi i shërbejnë çdo regjimi – mbretërisë serbe, fashiste, italiane, naziste, komunisteve serbë, komunistëve shqiptarë të Kosovës e deri më sot.
“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, sjellë së bashku tragjiken dhe komiken në një narracion që përpiqet të kuptojë djallëzinë njerëzore si dhe dashurinë e pakushtëzuar.
Në shfaqje, një drejtues i partisë komuniste dhe një primadonë e teatrit janë kapur në një marrëdhënie dashurie e cila u mbijeton sfidave.
Kompozitore e muzikës është Irena Popovic- Dragovic, skenograf: Mentor U. Berisha, kostumografe: Yllka Brada, dramaturg: Jeton Neziraj, ass. regjisor: Imer Mushkolaj, kurse muzicient: Drin Tashi dhe Tomor Kuçi. Tekstet e këngëve dhe disa skena të cilat janë krijuar gjatë procesit, janë shkruar nga Jeton Neziraj dhe András Urbán.
Dy reprizat e para të shfaqjes do të jenë me 29 dhe 31 tetor. Me 31 tetor, kjo shfaqje hapë Kosovo Theater Showcase, një festival promovues teatrorë që sivjet ka bërë bashk Teatrin Kombëtar të Kosovës, Qendrën Multimedia nga Prishtina, teatrin “Adriana” të Ferizajt dhe teatrin e Qytetit të Gjilanit./Gazeta Sinjali/