image Nesër seancë plenare, në rend të ditës pikat e papërfunduara të seancave të kaluara

Politikë

Nesër seancë plenare, në rend të ditës pikat e papërfunduara të seancave të kaluara

news image

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër nga ora 13:00.

Në seancën e nesërme plenare në rend të ditës janë pesë pika.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:

7.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,

8.  Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,

9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

/GazetaSinjali/