Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë paralajmëruar se nesër do të mbajnë protestë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes kësaj proteste ata do të kërkojnë që t’u lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të qeverisë në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kjo protestë është paralajmëruar të mbahet para Kuvendit të Kosovës, nesër në ora 12:00./Gazeta Sinjali/