image Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Kosovë

Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pasi nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e masës.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, për nesër nuk parashihen temperatura që aktivizojnë vendimin për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të këtyre automjeteve.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Këto masa zbatohen gjatë ditëve me temperatura të larta për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/