Nesër më 2 shtator në mbarë vendin fillon viti i ri shkollor 2019/2020. Ministria e Arsimit (MASHT) ka bërë të ditur se janë siguruar të gjitha tekstet shkollore dhe se dëri më datën 31 gusht janë shpërndarë të të gjitha shkollat e Kosovës
Shpërndarja e teksteve ka filluar pasi janë formuar të gjitha komisionet në nivel të MASHT-së dhe Drejtorive Komunale të Arsimit.
“Më 20.08.2019 ditë e martë ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore për vitin shkollor 2019/2020. Sipas dinamikës të cilën e kanë përcaktuar OE “Dukagjini” sh.p.k Libri Shkollor, Albasi dhe Pegu tekstet shkollore deri më datë 27.08.2019 janë shpërndarë”, ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Valmir Gashi, shkruan Sinjali.
Ndërkohë, Sindikate e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka bërë të ditur se librat shkollor janë shpërndarë në të gjitha qytetet në përjashtim të disa rajoneve me periferike ku ende nuk janë shpërnda të gjitha.
“Në një pjesë të madhe të shkollave arsimtarët edhe në ditën e djeshme, edhe pse ka qenë ditë e shtunë kanë pranuar tekstet shkollore për nxënësit e klaseve të dhjeta. Në disa fshatra të thella ende nuk janë shpërndarë edhe pse ka pasur mjafë kohë” ka thënë këshilltari i kryetarit të SBASHK-ut për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.
Me fillimit të vitit të ri shkollor, ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë shkollën fillore “Vaso pashë Shkodrani” në Leshan të Suharekës./Sinjali/