image Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Kosovë

MASHTI/ Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

news image

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë përmes një njoftimi në Facebook  ka thënë se me datë 5, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Kujtojmë që me 5 mars në vitin 1999, paramilitarët serb filluan sulmet në Prekaz ndaj familjes Jashari, sulme që zgjatën tri ditë me radhë, deri në shurjen e gjithë familjes.

“Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShTI kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që, nesër (e enjte), 5 mars 2020, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e MASHT-it./ Gazeta Sinjali/