Banorët e fshatit Biti e Poshtme/Oberkë do të protestojnë nesër në ora 12:00 kundër ndërtimit të hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Brezovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, banorët e fshatit Biti e Poshtme kanë ftuar edhe qytetarët e tjetë të marrin pjesë në këtë protestë, siç thanë ata, kundër shkatërrimit të Brezovicës dhe betonizimit të natyrës.
“Kundër shkatërrimit të Parkut Kombëtar në Brezovicë nëpërmjet ndërtimit të hidrocentralit dhe betonizimit të natyrës dhe rrjedhave ujore, nesër, e Diel 31 Maj ora 12:00, banorët vendas kanë organizuar protestë në Biti të Poshtme/Obereke. Ftoheni të merrni pjesë në këtë protestë, ose ta ndihmoni me çfarëdo lloj veprimi për mbrojtjen e Parkut Kombëtar”, thuhet në njoftimin e banorëve./Gazeta Sinjali/