image Nesër në Deçan rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj, ishte në Listën e Personave të Zhdukur

Kosovë

Nesër në Deçan rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj, ishte në Listën e Personave të Zhdukur

news image

Foto ilustruese


Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se nesër do të bëhet rivarrimi i Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

Sipas njoftimit, pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së dhe në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të rivarrosen mbetjet mortore të tij.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Kodrali, duke filluar nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te “Lapidari i Ri” në fshatin Kodrali të Deçanit.

Rivarrimi organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni ka shprehur ngushëllime për familjen Pepaj, duke ritheksuar përkushtimin institucional për vazhdimin e procesit të zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/