Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Kjo pasi në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet Minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri në ora 18:00.
Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlenë për të gjitha automjetet.
Luten të pjesamarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.” – ka njoftuar ministria.