Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka njoftuar se 24 mijë doza të vaksinave “AstraZeneca” do të mbërrijnë nesër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, vaksinat janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizmit COVAX.
“Vaksinat e siguruara përmes mekanizmit COVAX janë aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si organizata udhëheqëse e sistemit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që merret me çështjen e sigurisë së vaksinave”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 44 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit kanë mbërritur në Malin e Zi, nga të cilat 30 mijë doza të vaksinës kineze Sinopharm dhe 14 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik./Gazeta Sinjali/