image Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kosovë

Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Kërkesën për mbajtje të kësaj seance e ka nënshkruar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Ndryshe, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar dje në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Ky Projektligj ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

Dje për Gazetën Sinjali, PDK e kishte konfirmuar se do ta votojnë këtë projektligj si dhe kanë treguar kushtet të cilat i kanë vendosur si kusht që kjo parti të votojë këtë projektligj.

“Po, meqë kërkesat tona që kemi pasur si subjekt politik janë pranuar nga qeveria, ne do ta mbështesim ligjin, meqë edhe ashtu ne kemi pasur këto kushte për ta votuar”, ka thënë Kujtim Gashi për Gazetën Sinjali.

Kushtet që Partia Demokratike i ka paraqitur sot në komisionin për Buxhet dhe Transfere janë:

Pako prej 200 milionë eurove për mbështetje të bizneseve.

Mbështetje për 3 muaj nga 300 euro për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës.

Heqja e TVSh-së për lëndën e parë, për eksportimin e lëndës së parë.
Rimbursimi i mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për ata që kanë deri në 10,000 euro kursime.

Ndryshe, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

/Gazeta Sinjali/