image Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit

Politikë

Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit

news image

Nesër gjatë ditës nga ora 10:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali

Mbledhja do të mbahet në sallën plenare me rendin e ditës prej 9 pikave tashmë të miratuara edhe në Kryesinë e Kuvendit, ndër to si më e rëndësishme është edhe propozimi për votim të dy kandidateve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Pikat tjera të rendit të ditës janë:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
    7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.​

/GazetaSinjali/