Nesër nga ora 11:00 do të zhvillohet një protest para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndaj profesorit Ardian Kastrati, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci i cili tha se protesta është simbolike dhe tubim përgatitor për fillimin e protestave për përjashtimin e Ardian Kastratit nga UP.
“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, shkroi ai në Facebook.