image Zgjedhjet në Tërrnoc të Bujanocit, Kamberi: Nesër sërish po hyjmë në betejë mes të pabarabartëve

Rajon

Zgjedhjet në Tërrnoc të Bujanocit, Kamberi: Nesër sërish po hyjmë në betejë mes të pabarabartëve

news image

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, njëherit kandidat për deputet në parlamentin e Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve ka bërë thirrje që nesër të dalin për të votuar, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se nesër sërish po hyjnë në betejë.

”Nesër sërish po hyjmë në betejë mes të pabarabartëve. Beteja jonë e nesërme, më së paku ka të bëjë me një vend pune, beteja jonë e nesërme ka të bëjë me rezistencën tonë politike, artikulimin e kërkesave tona në mënyrë të qartë e të drejtë, vazhdimin e luftës për jetë dinjitoze”, shkruan ai.

”Rezistencën ja kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave të gjeneratave njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ja kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërndahen pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, thotë ai.

Zgjedhjet në Tërrnoc të Bujanocit po organizohen për herë të katërt.

/GazetaSinjali/