image Nesër marshohet kundër vrasjes së grave

Sociale

Nesër marshohet kundër vrasjes së grave

news image

Nesër do të organizohet një marsh në disa qytete të Kosovës, nëpërmjet të cilit do të kundërshtohet dhuna dhe vrasja e grave dhe do të kërkohet liri e barazi.

Marshi do të organizohet nga grupi Marshojmë S’festojmë dhe do të mbahet në këto qytete:

  • Prishtinë: 10:00 – Pallati i Drejtësisë, Hajvali
    11:20 – Rrethi i Flamurit
    12:00 – Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës
  • Obiliq: Shtëpia e kulturës deri tek sheshi në ora 10:30
  • Mitrovicë: Statuja e Isa Boletinit, rreth qytetit e deri tek ndërtesa e gjykatës në ora 12:00.
  • Pejë: Në korzo të qytetit deri tek teatri në ora 10:00
  • Rahovec: Nga zyret e OJQ-së “Hareja” deri tek qendra
  • Gjilan: 11:30 para teatrit te qytetit

/GazetaSinjali/