image Nesër i jepet lamtumira e fundit Erza dhe Aulona Zubakut në Kamenicë

Kosovë

Nesër i jepet lamtumira e fundit Erza dhe Aulona Zubakut në Kamenicë

news image

Erza dhe Aulona Zubaku, dy motrat që humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani, do të varrosen nesër në vendlindjen e tyre, në Komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 27 qershor 2026, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Topanicë.

Të afërm, miq dhe qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy motrave, vdekja e të cilave ka prekur thellë familjen dhe komunitetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/