Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel te Kosovës nesër nga ora 11:00 do të mbajnë një protestë paqësore në Prishtinë, ku do të shfaqin pakënaqsitë e tyre lidhur me mospërfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo protestë do të mbahet te objekti i kompanisë “Pastrimi”, pasiqë kërkesa për protestë në qytet është refuzuar nga Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë qe protesta e përbashkët paqësore e paralajmëruar me dt. 08.05.2020 nga gjitha Kompanitë Regjionale të Mbeturinave në nivel të Kosovës do të mbahet në oborrin e Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kjo sepse kërkesa që kemi bërë në Policinë e Kosovës për protestë paqësore në qytet është refuzuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Protesta do të mbahet në orën 11:00-12 te Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, Rr. Bill Klinton P.N./Gazeta Sinjali/