image “Nëse vizitat familjare nuk reduktohen në Bajram, do të kemi shpërthim të madh të rasteve me koronavirus”

Shëndetësi

“Nëse vizitat familjare nuk reduktohen në Bajram, do të kemi shpërthim të madh të rasteve me koronavirus”

news image

Zëvendësdrejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Skënder Bacaj, u ka kërkuar qytetarëve që të mos i vizitojnë të afërmit, në festën e Kurban Bajramit.

Sipas Bacajt, nëse vizitat familjare nuk reduktohen gjatë festës, do të kemi shpërthim të madh të rasteve.

“Janë duke u plotësuar vendet e fundit. Ajo që na shqetëson është që presim që nëse vizitat familjare nuk reduktohen gjatë festës do të kemi shpërthim të madh të rasteve. Është duke u punuar që të hapen edhe spitale fushore”, ka thënë Bacaj në emisionin ‘Frontal’.

Edhe përkundër rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, doktori Bacaj vlerëson se ‘situata është nën kontroll’.

“Situata është nën kontroll dhe priten të hapen kapacitete të reja, fatmirësisisht kemi terapi. Kemi edhe oksigjen mjaft. Momentalisht situata është nën kontroll”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/