image Nëse sot do të udhëtoni me aeroplan nga Prishtina, duhet ta lexoni këtë njoftim

Kosovë

Greva / Nëse sot do të udhëtoni me aeroplan nga Prishtina, duhet ta lexoni këtë njoftim

news image

Disa fluturime të parapara nga ora 08:00 deri në orën 10:00 mund të vonohen, ka njoftuar aeroporti i Prishtinës, shkruan Sinjali.

Përmes njoftimit, ANP u kërkon falje udhëtarëve për vonesat.

” Dëshirojmë të informojmë publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa. Kjo rrjedh si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë e grevës ndaj punonjësve që janë të gatshëm të punojnë”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Sipas menaxhmetit të aeroportit “Adem Jashari”, ata nuk kanë pritur se greva e disa punëtorëve do aeroportit do të përshkallëzohet në këtë masë.

“Andaj ju kërkojme ndjesë të gjithë udhëtareve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për grevë mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me Udhëheqësine e Sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi duke e quajtur të suksesshme grevën e djeshme, i ka quajtur normale edhe tollovit e shkaktuara në aeroport. /Sinjali