image Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për ngacmim

Siguri

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për ngacmim

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për ngacmim, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se rasti ka ndodhur më 28 shkurt në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

“Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0wqRsnCB1hMjc7Lf4eHVJupxoHdPFYqEjqkBrdAi7nkjr3fqQ3fUn4a2KGSD51JzEl?cft[0]=AZWQEv-cQxeoERzNcghD0x6Vctr6GZ_jDYPYGzbfe4g344L7XmaDefdjtdW4wm6tdzuvNdj5xG3J5iH0LDW63YBEKRphivYNhDv5jyt4LE35iWbopsKpx_qI4EyeTFzl4N3jWuNhZ_xnur1aXU_S6PHz&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/