image Nëse e keni partnerin optimist, ju do të jetoni më gjatë

Modë & Stil

Hulumtim/ Nëse e keni partnerin optimist, ju do të jetoni më gjatë

news image

Personat që i kanë partnerët optimistë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe janë ma pak të rrezikuar të preken nga demenca (humja e kujtesës dhe arsyes), shkruan Dailymail.

Hulumtuesit thonë se njerëzit, që e kanë partnerin pozitiv apo optimist kanë rrezik më të ulët të preken edhe nga sëmundja e Alzheimerit (sëmundja e harresës), demenca apo çrregullime të tjera kognitive.

Sipas tyre një partner optimist ndihmon në zhvillimin e një stili më të shëndetshëm jetësor, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë aktivitete fizike apo të hanë shëndetshëm.

Ky studim i publikuar në revistën “Journal of Personality”, ka përcjellur sjelljet e më shumë se 4.000 çifte për 8 vjet më radhë. Në këtë hulumtim është vërejtur se ata, të cilët kishin partnerët e jetës optimistë, gëzonin shëndet më të mirë, kjo sepse shtëpia e tyre ishte një ambient më pozitiv, më i shëndetshëm dhe me më pak stres.

“Duke marrë parasysh faktin që ne e kalojmë shumicën e kohës me partnerët tanë, kjo do të thotë që ata janë një faktor shumë i rëndësishëm edhe në zhvillimin tonë psikik dhe fizik”, tha autori i këtij hulumtimi.

Ky hulumtim nxori përfundimin se njerëzit që janë të martuar me persona optimistë, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të mbajnë një peshë normale të trupit, të bëjnë aktivitete fizike, të arrijnë më shumë në karrierë dhe rrjedhimisht të kenë një shëndet më të mirë. /Gazeta Sinjali/