image “Nëse e gjen dikë t’vras”/ Mërgimtari kërcënon gruan në Kosovë dhe kërkon 8 mijë euro dëmshpërblim nga familja e saj

Siguri

“Nëse e gjen dikë t’vras”/ Mërgimtari kërcënon gruan në Kosovë dhe kërkon 8 mijë euro dëmshpërblim nga familja e saj

news image

Prokuroria ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje, pas denoncimit të një gruaje nga Lipjani, e cila gjatë ditës së djeshme e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj për kërcënim e presion, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se viktima ka vendosur ta denoncojë burrin e saj, i cili jeton në Gjermani për problemet që po ia shkakton asaj. Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, viktima ka deklaruar se vendimi i saj për t’u divorcuar e ka mllefosur të dyshuarin, i cili dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje, duke i thënë se “nëse e gjen dikë, t’vras”.

Kanosja serioze dyshohet se erdhi kur gruaja tha se dëshiron të ndahet, pasi po ka frikë nga burri. Ajo ka deklaruar se frika dhe shqetësimi për të vazhduar martesën ka ardhur si pasojë e përdorimit të narkotikëve nga bashkëshorti i saj, për të cilin ka thënë se edhe vjedh.

Gjithë situatën që ka ndodhur e ka përshkruar në detaje, duke shtuar se edhe familja e saj tashmë ka hyrë në telashe. I dyshuari u ka kërkuar mbi 8 mijë euro dëmshpërblim për të gjitha shpenzimet që i kishte bërë këtë kohë sa ka qenë me vajzën e tyre.

Pas denoncimit të rastit, Prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që posa i dyshuari të arrijë në Kosovë të intervistohet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/