Të paktën nëntë persona, disa prej të cilëve fëmijë, vdiqën në një përplasje kur argëtoheshin gjatë vitit të ri në një qendër tregtare në kryeqytetin e Ugandës, tha policia.
Pas fishekzjarrëve jashtë qendrës tregtare Freedom City në Kampala, “pasoi një rrëmujë, që rezultoi në vdekjen e menjëhershme të pesë personave dhe plagosje të disa të tjerëve”, tha Luke Owoyesigyire, një zëdhënës i policisë kombëtare.
Katër persona vdiqën rrugës për në spital pasi nuk i mbijetuan plagëve, shtoi ai. “Përgjigjja e urgjencës mbërriti në vendngjarje dhe i transportoi të lënduarit në spital, ku u konfirmua se nëntë kanë vdekur.”
Ai tha se aktet “të nxituara” dhe “neglizhenca” çuan në tragjedi.
Një zëdhënës i policisë lokale, Patrick Onyango, tha: “Shumica e të vdekurve ishin të mitur, të moshave 10, 11, 14 dhe 20 vjeç. Ka disa të plagosur dhe ekipi ynë i hetuesve po ndjek për të marrë numrin e saktë.”
Një nga të mbijetuarat, Sylvia Nakalema, 27 vjeçe, një biznesmene, tha se përplasja filloi kur njerëzit shkuan për të parë fishekzjarrët në një platformë dhe po ktheheshin poshtë.
Ajo tha: “Ishte një turmë e madhe. Njerëzit filluan të shtynin njëri-tjetrin për hapësirë, duke i bërë disa të rrëzoheshin dhe rrëmuja pasoi. Fëmijët qanin dhe kishte kaos. Unë mbijetova sepse u shtyva në një qoshe nga turma.
“Ndjeva se po më humbisja frymën, por qëndrova në vend pasi nuk kisha dalje derisa situata u qetësua, por disa njerëz tashmë ishin shtrirë duke marrë frymë.”
Kanali NTV i Ugandës transmetoi imazhe të të afërmve të të vdekurve të mbledhur jashtë një morgu të dielën.