Të paktën nëntë persona janë vrarë pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, raportojnë mediat izraelite.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se një raketë ra në zonën Majdal Shams të territorit.
Shumica e viktimave besohet të jenë fëmijë dhe adoleshentë.
IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por Mohamad Afif, kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, mohoi “ndonjë lidhje me incidentin e Majdel Shams” në Izraelin verior dhe të gjitha akuzat [për përfshirjen e grupit] janë të rreme.
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor.