image Nëntë persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi pranë një miniere të paligjshme ari

Botë

Nëntë persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi pranë një miniere të paligjshme ari

news image

Të paktën nëntë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu pranë një miniere të paligjshme ari në provincën e Sumatrës Perëndimore, njoftoi sot policia indoneziane.

Rrëshqitja e tokës nisi mbërmjen e shkuar në Sijungjung, në një shkëmb pranë një zone minierash ku disa njerëz po punonin në atë kohë, raportoi Xinhua.

Sipas dëshmitarëve, një pjesë e punëtorëve mbetën të varrosur nën tokë dhe me material të shembur, transmeton Euronews.al.

Aksidentet në miniera janë të zakonshme në Indonezi, veçanërisht gjatë sezonit të shirave , kur rrëshqitjet e dheut janë më të shpeshta për shkak të tokës së paqëndrueshme dhe reshjeve të dendura të shiut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/