image Nënshkruhet vendimi: Zbriten çmimet për shërbimet noteriale

Politikë

Nënshkruhet vendimi: Zbriten çmimet për shërbimet noteriale

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit do të ulen çmimet e shërbimeve noteriale në vend.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori, përfshirë fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas

Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, tha ministrja, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ajo shtoi se me udhëzimin e ri pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial, me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit.

/GazetaSinjali/