Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja me MCC-në për matësit e ngrohjes në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka njoftuar se ky bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion euro, kurse instalimi i tyre do të filloj gjatë muajve dhjetor dhe janar.
Sipas Ahmetit kjo do të ju mundësoj qytetarëve që të paguajnë për njohje aq sa paguajnë.
“Në dhjetor/janar fillon instalimi i matësve në ekonomitë familjare. Klientët e Termokos do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë. Kjo mundëson kursimin e 25 përqind të kapaciteteve dhe kyçje të reja”, ka shkruar ai në Facebook.