image Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për kualitet të ajrit mes MEA-së dhe FMK-së

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për kualitet të ajrit mes MEA-së dhe FMK-së

news image

Sot, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin e Milleniumit të Kosovës (FMK).

Kjo marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahë aktivitetin “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për cilësi të ajrit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse, transmeton Gazeta Sinjali.

Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik.

Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje mori pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë./Gazeta Sinjali/