Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar për kolonat e krijuara sot, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të disa aksidenteve.
Reagimi i tij erdhi pas shumë ankesave për trafikun e ngarkuar në qytet.
“Të dashur, sot kemi pasur trafik më të dendur se zakonisht në qytetin e Prishtinës, për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, në të njëjtën kohë, të cilat kanë shkaktuar kolona të gjata”, ka shkruar Zogaj.