image Nënkryetari i PD-së kërcënohet para protestës, merret në mbrojtje nga garda

Shqipëri

Nënkryetari i PD-së kërcënohet para protestës, merret në mbrojtje nga garda

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është marrë nën mbrojtje nga garda e Republikës pas kërcënimeve të bëra pak para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Berisha do dhunë dhe gjak dhe kërkon që demokratët të përplasen me njëri tjetrin ndërkohë vetë është fshehur, raporton abcnews.al.

Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”, shkruan ai./GazetaSinjali/