image Nënkryetari i LDK-së: Nuk lëshojmë pe për postin e presidentit

Deklaratë/ Nënkryetari i LDK-së: Nuk lëshojmë pe për postin e presidentit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet.

Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botë.