Numri dy i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka thënë se nëse do të dëshironte LDK-ja që t’i jepte sinjal një ndryshimi rrënjësor në politik-bërjen në Kosovë, do të duhej që të pranohej Albin Kurti si kandidat për kryeministër.
Kjo për faktin se nuk ka qenë asnjëherë në Qeverisje.
“Përtej kësaj, z. Kurti e bëri edhe një kompromis të madh duke e pranuar Vjosa Osmanin si bartëse të listës. Ne kemi qenë të bindur se kjo ofertë nga Vetëvendosje të refuzohet nga LDK-ja”, .
“LDK-ja ka thënë se jemi partia më e madhe në Kosovë dhe se kanë thënë se Vjosa Osmani do të marrë secilën votë të anëtarëve të vet. Logjika e thotë se ajo do të ishte e para”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Ai ka ripërsëritur bindjen e tij se bashkë do të arrinin në më shumë se 450 mijë vota, që do të përktheheshin në 70 mandate deputetësh.
“Gara e brendshme do të ishte bonus. Më nuk do të fliste askush për Kadri Veselin e Ramush Haradinaj, por do të fliste se a do të jetë kryeministër Albin Kurti apo Vjosa Osmani”, ka thënë ai.