Kështu duket nënkalimi që gjendet në kilometrin e parë të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në lagjen Arbëria.
Uji i grumbulluar dhe mbeturinat në të, e bëjnë këtë “investim” të pa shfrytëzueshëm për qytetarët. Rrjedhimisht qytetarët detyrohen të trupojnë autostradën për të kaluar në anën tjetër, duke rrezikuar kështu jetën nga automjetet që qarkullojnë me shpejtësi të madhe.
FOTO
Videon dhe fotot nga ky lokacion i ka dërguar një sinjalizues në redaksinë tonë, përmes të cilave ai shprehë shqetësimin për mosmirëmbajtjen e këtij nënkalimi nga organet gjegjëse.