image Nenad Rashiq mohonte se do të jetë pjesë e Qeverisë, por sot u emërua nga Kurti

Politikë

Nenad Rashiq mohonte se do të jetë pjesë e Qeverisë, por sot u emërua nga Kurti

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe Nenad Rashiq, sot është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti. Por ai ditë më parë për Gazetën Sinjali kishte mohuar se do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Për mundësinë e rikthimit të tij në Qeverinë e Kosovës, në udhëheqjen e Ministrisë së Kthimit apo marrjen e ndonjë posti tjetër, Nenad Rashiq kishte thënë për Sinjali se me kryeministrin Albin Kurti as që kanë diskutuar për emërime në kabinetin qeveritar.

“Në këto momente nuk do të jemi pjesë e Qeverisë, sepse kemi sfida më serioze sesa një post ministror”, ka theksuar Rashiqi.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe kishte konfirmuar për Sinjalin se do të jenë pjesë në Parlamentin e Kosovës me një deputet, sepse ky institucion ka rëndësi të madhe për përqimin e mesazheve.

Rashiqi ka theksuar se subjekti i tij politik nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të shpallura nga presidentja e Kosovës që ato të mbahen më 18 dhjetor.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, Mitrovicë e Veriut, Zveçan Zubin Potok e Leposaviq. Kemi krizë më serioze sesa zgjedhjet të cilat mund të prodhojnë tensione”, ka thënë Rashiqi.

Më tej ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve është larg standardeve, ku nuk mund të ketë as organizim teknik e lëre mbajtje të tyre.

/GazetaSinjali/